Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Samadrexha e fillon plejofin me fitore bindëse

Samadrexha

Hendbollistet e Samadrexhës kanë shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Ferizajt në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës. Ndeshja u luajt të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Në pjesën e parë Ferizaj shfaqi dukshëm më tepër, ndërsa krijoi epërsi deri në gjashtë gola, 15:9. Pas 30 minutave rezultati ishte 16:13 për mysafiret nga Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por në pjesën e dytë Samadrexha bëri përmbysjen e madhe të rezultatit. Dhe në fund fitoi bindshëm, 35:26.

Yasmin Souza, Jennifer Abreu, Oliveira Vitoria, Arona Krasniqi e Tina Hetemi i shënuan nga pesë gola për Samadrexhën.

Shkurte Mehmeti i realizoi shtatë gola për Ferizajn, kurse nga katër i kishin Elsa Kongjeli, Lorena Matarova dhe Sevdanur Ozkan.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.