Federata e Tenisit e Kenisë ka thënë se lejimi i Hajar Abdelkaderit nuk do të duhej të ndodhte, pasi paraqitja e tenistes egjiptiane në turneun profesionist në Nairobi është bërë virale.
21-vjeçarja i fitoi vetëm tre pikë dhe bëri 20 gabime të dyfishta në servime, në disfatën 6:0 dhe 6:0 nga tenistja gjermane Lorena Schaedel, e 1026-ta në botë.
Videot në rrjetet sociale kanë treguar se tenistja egjiptiane ka pasur shumë vështirësi në servime dhe në pozicionim në arenë.
Për paraqitjen e saj ka reaguar edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit, që ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se nuk i plotëson standardet për të garuar.
VIDEO: