Skitari Franjo von Allmen që përfaqëson Zvicrën, është bërë medalisti i parë i artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” të shtunën.
Ai e fitoi garën e skijimit alpin në disiplinën e lëshimit.
24-vjeçari Von Allmen, i cili është edhe kampion bote në këtë disiplinë, përfundoi para italianit Giovanni Franzoni dhe Dominik Parisit.
Ndërkohë, favoriti Marco Odermatt, mbeti jashtë podiumit.