Tech

Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17

Apple

Apple ka zbuluar një sërë pajisjesh të reja, përfshirë serinë e fundit të iPhoneve, Apple Watch dhe AirPods.

Megjithatë, një vizitë në Apple.com tregon se disa produkte të vjetra nuk janë më në katalog. Produktet që kompania me bazë në Cupertino ka tërhequr pas ngjarjes “Awe dropping” janë:

iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max

iPhone 15, iPhone 15 Plus

Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10, Apple Watch SE 2

AirPods Pro 2

Ky është ritual vjetor i Appleit – tërheqja e pajisjeve të vjetra pas prezantimit të modeleve të reja me specifikime të përmirësuara. Në këtë mënyrë, kompania thjeshtëson ofertën e saj, por gjithashtu inkurajon përdoruesit të blejnë modelet më të fundit.

Produktet e tërhequra mund të gjenden ende te shitësit online, distributoret e autorizuar dhe në tregun e përdorur ose si pajisje të rinovuara.

Linja aktuale e iPhoneve përfshin: iPhone 17, iPhone 17 Pro/Pro Max, iPhone 17 Air, iPhone 16e dhe modelin bazë të vitit të kaluar, iPhone 16. Në kategorinë e orëve inteligjente, janë Apple Watch Ultra 3, Apple Watch Series 11, Apple Watch SE 3 dhe Apple Watch Hermès bazuar në Series 11. Për kufjet, janë në dispozicion AirPods Pro 3, AirPods 4 dhe AirPods Max.

Të gjitha produktet e reja të prezantuara në ngjarjen Awe dropping do të jenë në shitje që nga 19 shtatori.