Zgjedhjet 2019

18 vjeçarja Arjeta Shala kërkon të jetë zëri i komuniteteve ashkali e egjiptas në Kuvendin e Kosovës

Arjeta Shala nga Fushë Kosova, sapo ka përfunduar shkollën e mesme në drejtimin Ekonomi dhe ka vendosur që t’i hyjë garës për deputete.

Vetëm 18-vjeçare, nga komuniteti ashkali, ajo po shpreson që në zgjedhjet e 6 tetorit të zgjidhet deputete, raporton KTV.

Shala, derisa tregon se merret me punë vullnetare në organizatat joqeveritare, thotë se arsyeja që ka vendosur të hyjë në politike ka qenë neglizhenca e shprehur nga deputetët e mëparshëm në drejtim të komuniteteve.

Tutje, Shala ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.

Partia Egjiptiane Iniciativa e re Demokratike e Kosovës (IRDK), në zgjedhjet që do mbahen më 6 tetor, ka në garë 24 kandidatë për deputetë.