Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Abdixhiku zotohet për 1 miliard euro investime në arsim

Lumir Abdixhiku

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar investime prej 1 miliard eurosh në sektorin e arsimit, gjatë një tubimi të mbajtur në Prishtinë.

Abdixhiku ka deklaruar se, nëse LDK-ja vjen në pushtet, paga e mësimdhënësve do të rritet në 1 mijë euro, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Po ashtu, ai ka theksuar se mësimi tërëditor do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe mbështetjen e familjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të programit arsimor, Abdixhiku ka premtuar ndërtimin e 80 çerdheve të reja, si dhe digjitalizimin e plotë të sistemit arsimor, përfshirë futjen e kodimit si pjesë e kurrikulës shkollore.

“Një miliard euro do të jenë investime direkte në arsim”, ka deklaruar Abdixhiku para mbështetësve.