Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Në përfaqësitë diplomatike do të lejohet votimi me dokumente të skaduara të Kosovës

votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës të lejohet votimi edhe me dokumente identifikimi me afat të skaduar të vlefshmërisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Vendimi u mor në mbledhjen e KQZ-së të mërkurën, e cila u zhvillua me procedurë qarkulluese.

Sipas vendimit, më 27 dhjetor, qytetarët e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike do të mund të identifikohen për votim edhe me dokumente të skaduara të lëshuara nga Republika e Kosovës. Ky vendim erdhi pas evidentimit të disa rasteve në zgjedhjet parlamentare të shkurtit kur votues të regjistruar ishin paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KQZ-ja ka thënë se votuesit do të mund të identifikohen në vendvotim me njërin nga këto tri dokumente: letërnjoftim, pasaportë ose leje të vozitjes, të gjitha të lëshuara nga Republika e Kosovës, pavarësisht afatit të vlefshmërisë.

Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja ka marrë edhe disa vendime të tjera. Ndër to përfshihen miratimi i pagesës për një objekt privat që do të shfrytëzohet si Qendër Votimi në komunën e Mitrovicës së Jugut, vendimi për transportin e materialeve zgjedhore nga Qendrat Komunale të Numërimit në Këshillat e Vendvotimeve dhe anasjelltas, si dhe autorizimi i stafit rezervë të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit mbështetës në procesin zgjedhor.