Janë numëruar 58.70 për qind të votave me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kryeson dukshëm duke marrë 72.15 për qind të këtyre votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 10.8 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës e treta me 8.09 për qind. Aleanca për Ardhmëri të Kosovës është e katërta me 5.51 për qind.
Në rezultatet e përmbledhura, në faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor, kur janë numëruar votat nga 95.29 për qind të vendvotimeve, Vetëvendosja ka vendosur rekord duke marrë 50.41 për qind të votave. Ka vendosur edhe rekord për numrin e votave të marra, deri më tash ka 459 mijë e 145. PDK-ja është e dyta me 20.53 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 13.38 për qind.
E kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po ashtu ka marrë rekord të votave. Aktualisht i ka 378 mijë e 290 vota.