Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka publikuar vendimin me të cilin ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike për anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.
Paneli konstatoi se ankesa është parashtruar jashtë afatit ligjor prej 48 orësh.
Sipas PZAP-së, shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar kur janë tërhequr pakot, ndërsa ankesa në PZAP është dorëzuar më 8 janar.
PDK-ja kishte pretenduar se KQZ-ja e ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke numëruar fletëvotime që kanë arritur në kutitë postare më 2 dhe 5 janar.