Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përmbyllur fushatën, me tubimin që e ka organizuar në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Para mbështetësve, kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i cili është edhe kandidat për kryeministër, tha se e imagjinon një Kosovë ndryshe nga ç’është tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se Kosova duhet të çohet në këmbë e nuk duhet dorëzuar. Dhe, pasi e tha këtë, u bëri thirrje mbështetësve të ulur në karriget e vendosura në shesh, që të ngrihen në këmbë dhe bashkë ta thonë mesazhin.
Para tyre theksoi se nuk duhet ndalur, derisa të kthehet ëndrra që qytetarët kanë pasur për Kosovën.
Gjini përmbylli fjalimin, duke thënë: Kosovë të duam përnjëmend, e jo për mashtrim.