Partia Demokratike ka përmbyllur fushatën elektorale, me tubimin që e ka organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër, tha se me takimin në zemër të kryeqytetit nuk po përmbyllet vetëm fushata, por edhe po përmbyllet një kapitull i krizës e kaosit që tha se e ka kapluar Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara mbështetësve, ai theksoi se PDK-ja është gati ta ndalë krizën e ta ndryshojë Kosovën.
Hamza tha se të hënën do të fillojë ndryshimi i madh dhe se partia që ai drejton, do ta udhëheqë edhe qeverinë e re.
Nga kjo ditë, sipas kreut të PDK-së, do të fillojë të rrjedhë koha edhe për llogaridhënie për njerëzit që kanë qenë në pushtet prej 6 vjetësh.