Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

DnV-ja kritikon KQZ-në për mungesë filtrash ndaj komisionerëve

kqz

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kritikuar për mënyrën se si e ka deleguar te partitë politike përgjegjësinë për përzgjedhjen ose jo të komisionerëve që janë nën hetime për shkelje zgjedhore. Në Demokracinë në Veprim kanë thënë se KQZ-ja ka vendosur kritere për vëzhgues por jo edhe për komisionerët

Koalicioni i organizatave Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin që përgjegjësinë për angazhim ose jo të komisionerëve që janë nën hetime, t’ua hedhë partive.

Violeta Haxholli nga ky koalicion i organizatave, ka deklaruar se KQZ-ja ka vendosur kriter filtrues për vëzhguesit, por jo edhe për komisionarët, ndonëse këta merren direkt me numërimin e votave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket komisionerëve të cilët kanë qenë nën hetime për keqpërdorime zgjedhore në zgjedhjet e kaluara, u është lënë në diskrecion partive që ato të rekrutojnë pra komisionerë apo të mos i dërgojnë ata, pra duke e përjashtuar KQZ veten nga një vendim i tillë gjë që e shohim se nuk është në frymën e parimeve të integritetit”, ka thënë Haxholli.

Duke folur për gjashtë ditët e fushatës zgjedhore, Haxholli ka theksuar se kryesisht 
tubimet janë fokusuar te liderët partiak.

Një tjetër problematikë e evidentuar, sipas saj, është pabarazia gjinore në debatet televizive, ku burrat përbëjnë rreth 80 për qind të pjesëmarrësve.

Ajo ka thënë po ashtu se kandidatët për deputetët po i shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’u promovuar. 

Sipas saj, shuma të mëdha të parave po shpenzohen për sponsorizimin e postimeve në rrjetet sociale. 

“Kemi vërejtur që diku për shembull në një ditë të vetme, në një parti politike, duke i marrë për bazë të gjithë 120 kandidatët e tyre, shkojnë deri në 300 postime në ditë. Ndërsa vlera e sponsorimit, pra e mjeteve që deponohen në Facebook për sponsorizimin e këtyre postimeve, variojnë diku nga 10 mijë deri në 12 mijë euro për pesë ditët e fushatës zgjedhore”, ka thënë ajo.

Haxholli është shprehur se shqetësuese është përdorimi i resurseve shtetërore për qëllime elektorale e gjithashtu edhe ekspozimi i fëmijëve në fushatë.