Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e kësaj partie në lidhje me mbështetjen ose bashkëpunimin e mundshëm me partinë në pushtet pas përfundimit të zgjedhjeve.
Gjini deklaroi se vazhdimisht e thonë që rruga e Lëvizjes Vetëvendosje është e gabuar andaj nëse do t’i mbështesin, i bie se kanë gënjyer para qytetarëve dhe po e mbështesin të gabuarën. Ai thotë se e ka problem të gënjejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qytetari i Kosovës duhet t’ia ulë atë pushtet sepse e ka vetëm për vete jo për ta. Nëse unë them që kjo rrugë qe e ka ndjekur Kosova në vitet e fundit është e gabueshme në aspektin strategjik, ndërkombëtar, ekonomik e të sigurisë, nuk duhet të pres dikush që kam ndonjë vullnet ta vazhdojë këtë rrugë, se atëherë del që po ju rrej sonte, e kam problem të rrej. Me e ditë veten që pak rrej skuqem, prandaj nuk rrej”, ka thënë Gjini.
Gjini në emisionin “Zgjedhjet në Kohë” në KTV ka thënë se është hipokrizi të flasësh kundër partisë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore dhe menjëherë pas zgjedhjeve t’i ndërrosh bindjet.
“Duhet të jesh tepër hipokrit që t’i flasësh krejt këto çka po i flas në fushatë dhe si të përfundojnë zgjedhjet, t’i kërkoj katër ministri. Zero. Më përpara asnjë se nuk mundem të tallem me qytetarët duke iu treguar që jam i bindur në diçka e të më ndërrojë bindja brenda natës. Nuk mundem”, ka deklaruar Gjini në KTV.
Ardian Gjini në këto zgjedhje është bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Gjini është zgjedhur edhe kryetar i AAK-së.
Për shumë palë zgjedhje, këtë pozitë e ka mbajtur themeluesi i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Ai në këto zgjedhje garon me numrin 11 për deputet.