Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat, Albin Kurti, ka premtuar të hënën në një takim me banorët e Obiliqit masa mbrojtëse, që do të përmirësojnë ajrin në këtë qytet dhe të tjerët përreth tij.
Kurti ka premtuar krijimin e një brezi të gjelbër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mandatin e ri do të përfundojë projekti për dyfishimin e kogjenerimit dhe ai për ngrohjen qendrore në Kastriot. Nëpërmjet pyllëzimit masiv dhe krijimit të korridoreve të gjelbra mbrojtëse, do të krijohet ‘Brezi i Gjelbër’, Prishtinë - Kastriot - Fushë Kosovë, me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit në zonën më të prekur nga ndotja. Po ashtu, do ta mbyllim përfundimisht deponinë e Mirashit, duke i dhënë fund ndotjes shumëvjeçare në këtë komunë”, ka thënë Kurti.
E në një postim në Facebook, ai ka folur për investimet e bëra në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë qeverisjes së tij.
“I kemi rekrutuar mbi 2700 ushtarë të rinj gjatë mandatit tonë të parë të plotë. Pra, e kemi rritur numrin e ushtarëve për më shumë se dyfish. Për investime në armatim dallimi është i pakrahasueshëm. Nga 2018-2020 më pak se 4 milionë euro. Ndërkaq, nga 2021-2025 rreth 430 milionë euro”, ka thënë ai.
Sipas tij, më 1 qershori është hapur konkursi për pranimin edhe të 44 kadetëve të rinj, të cilëve do t’u jepet mundësia të ndjekin shkollimin ushtarak, përveçse në Qendrën për Studime Universitare në Kosovë, edhe në akademitë më prestigjioze të rajonit dhe të partnerëve tanë strategjikë: në Shqipëri, Turqi, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.
“Në vetëm dy muaj, janë hapur dy konkurse për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregues ky i qartë i besimit, motivimit dhe përkushtimit të të rinjve tanë për t’i shërbyer vendit tonë. Pothuajse 2 mijë të rinj i janë nënshtruar procedurave të përzgjedhjes për pranimin e 320 rekrutëve të rinj në FSK. Bëhu edhe ti ushtar i Kosovës”, ka shkruar Kurti.
E kandidati i kësaj partie për deputet, Taulant Kelmendi, të hënën ka zhvilluar takime në fshatrat Dubovë e Ozdrim.
"Dubova e Ozdrimi, me zemër e me mendje, kësaj radhe edhe më bindshëm", ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Gjatë ditës, VV-ja ka mbajtur edhe tubime edhe në qytete të tjera të Kosovës.