Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në vendimet e publikuara sot bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave. Të dy, në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe e po ashtu edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha ankesat ishin për parregullësi me vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLista Serbe qe ankuar me pretendimin se partia e Nenad Rashiqit ka marrë një pjesë të konsiderueshme të votave në mjediset ku nuk është i pranishëm komuniteti serb ose është statistikisht i papërfillshëm. Në vendim, PZAP-ja ka theksuar se Lista e votuesve nuk përmban të dhëna për komunitetet etnike. Është sqaruar se në Kosovë s’ka bazë ligjore që këto vota të shpalleshin të pavlefshme.
Të gjitha ankesat në arsyetimin e PZAP-së, janë vlerësuar si të pabazuara.
Tash, nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga certifikimit të rezultateve.