Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje

lista serbe

Ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor të Kosovës po vlerësohet nga njohës të zhvillimeve politike, thirrja e zyrtarëve serbë për ta votuar Listën Serbe më 7 qershor. Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se vota për këtë parti është votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pak ditë para zgjedhjeve, ka ftuar sërish serbët në Kosovë që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë Listën Serbe.

Në një tubim të kësaj partie të mbajtur në Kraljevë, ai i ka ftuar serbët në Kosovë që të dalin masivishtë në zgjedhjet e ardhshme dhe të votojnë për Listën Serbe, duke thënë se çdo votë për këtë subjekt është votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

‘Çdo votë e çdo serbi në Kosovë e Metohi për Listën Serbe është votë për mbijetesën dhe qëndrimin e popullit serb në Kosovë e Metohi, por edhe për vazhdimin e të gjithë ciklit të investimeve të Qeverisë së Republikës së Serbisë. Një votë për Listën Serbe është votë për të ardhmen e popullit tonë në Kosovë e Metohi. Është e rëndësishme që të gjithë të rrethojnë numrin 119 dhe në këtë mënyrë të tregojnë se Lista Serbe ishte dhe mbetet boshti i mbrojtjes së interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”, ka theksuar Petkoviq.

Petkoviq ka theksuar se vetëm Lista Serbe ka mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe të presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Këto deklarata, sipas profesorit universitar Mazllum Baraliu, paraqesin vazhdimësi të një politike nga Beogradi zyrtar që, sipas tij, kanë karakter ndërhyrës në proceset zgjedhore në Kosovë.

“Është ndërhyrje direkte, eklatante në orientimin e qytetarëve.. orientimin psikologjik dhe politik të qytetarëve se kënd duhet ta votojnë. Si e tillë, kjo është e padrejtë edhe jo demokratike po mbi të gjitha është e pa pranueshme, sepse paraqet ndërhyrje në sistemin elektoral pra edhe në legjislacionin elektoral të Republikës së Kosovës por mbi të gjitha ndikim në vetëdijen dhe përcaktimin e votuesve të komunitetit serb”, ka deklaruar ai.

Baraliu shton se Brukseli duhet ta dënojë këtë si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Beogradi zyrtar ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës.

Edhe me herët Petkoviq pati thënë se vetëm fitorja e Listës Serbe është “garanci për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.