Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 12-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?
Agjenda e Lëvizjes Vetëvendosje
Vizitë 5 bizneseve në Topanicë, Kamenicë. (Ora 14:00)
Tubim në fshatin Kryshevc/ Shkolla e fshatit, Obiliq. (Ora 19:00)
Tubim në Ribar të madh, Lipjan. (Ora 20:00)
Agjenda e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
18:00 – Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)
20:00 – Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Prishtinë. (SHF “Pavarësia”)
Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës:
18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit. (Shkolla Fillore “Ekrem Rexha”, Lubizhdë)
18:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Kaçanikut. (Fusha e sportit në lagjen “Hajdari”)
20:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Ferizajt. (Restaurant “Eleganti”)
Agjenda e Partisë Socialdemokratike
11:15 - Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, mban tubim zgjedhor.
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili është kandidat edhe për një tjetër mandat, Alban Hyseni, në një njoftim për media ka njoftuar se bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin dhe drejtorin për Arsim, Shpend Nuhiun, kanë vizituar dy çerdhe të cilat pritet të jeni gati së shpejti për fëmijët.
Hyseni ka treguar se kanë vizituar dy çerdhe të qytetit, “njëra në lagjen 8, objekti i çerdhes ka përfunduar, mirëpo përurimi i saj po vonohet për shkak të mosfinalizimit të kuzhinës, si pasojë e mungesës së buxhetit”.
“Ndërsa në çerdhen e gjashtë të re punimet po ecin me ritëm shumë të shpejtë dhe pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm të finalizohet e të hapet për 100 fëmijë të qytetit”, tha Hyseni.
Kurti: Gjakova e ka mundësinë që me Golën të hapë perspektivën për përparim e zhvillim
Kryeministri në detyrë Albin Kurti vlerëson se me Ardian Golën kryetar Gjakova do ta hapë perspektivën për përparim dhe zhvillim dhe njëkohësisht ta ruajë identitetin e trashëgimisë së saj historike.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ishte mbrëmë në Gjakovë për t’i ofruar mbështetje kandidatit të partisë për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola.
“Gjakova e ka mundësinë më të mirë që me Ardian Golën të hapë perspektivën e saj për përparim e zhvillim dhe, në të njëjtën kohë, të ruajë identitetin e trashëgiminë e saj historike – kjo është edhe e mundur edhe ia kemi detyrim. Ajo është nyje strategjike ekonomike, kulturore e kombëtare. Duhet të gjithë të japim nga pak për t’ia dhënë Gjakovës Ardianin që i duhet”, ka shkruar Kurti në Facebook.