Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e qytetarëve të kryeqytetit për kandidatin për kryetar, Bekë Berisha, dhe për listën e Aleancës, po rritet çdo ditë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo rritje po bëhet falë faktit se “Beka, si një njeri i përkushtuar dhe i afërt me qytetarët, ofron një vizion qeverisës që në prioritet ka nevojat e secilit qytetar të Prishtinës”.
“Ky vizion është i ndërtuar mbi problemet konkrete të çdo rruge e lagjeje, dhe programi ynë për Prishtinën buron pikërisht nga këto nevoja. Sot, në Mramor të Prishtinës, ndamë idetë tona për ta rikthyer Dritën në kryeqytet, për ta bërë Prishtinën qendër të zhvillimit dhe atraksionit në rajon. Prishtina është qytet me natyrë të pasur e gjelbërim, që duhet ta shfrytëzojmë duke inkurajuar turizmin malor dhe rekreacionin, për ta kthyer kryeqytetin në destinacion modern e tërheqës”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë se problemet bazike nuk janë problem, ato janë punë të kryera në programin e Berishës.
“...sepse Beka bon me punë, përkushtim dhe ekipin e fitores për Prishtinën, bashkë me qytetarët e saj”, ka shkruar ai.
Dita e nëntë e fushatës
Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të fushatës...-
Kandidatët e Aleancës premtojnë investime në shëndetësi e arsim
-
Haradinaj: Peja duhet të jetë kryeqyteti ekonomik
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Haradinaj: Nuk do të ketë pagë nën 1 mijë euro e pension nën 500 euro
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka