Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pavarësisht përkatësisë etnike dhe preferencave politike.
Përmes një postimi në platformën X, Orav ka kërkuar që sa më shumë të dilet në votime në mënyrë që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre këtë të diel.
Ai ka thënë se çdo votë ka rëndësi, duke e cilësuar procesin zgjedhor si thelbësor për forcimin e demokracisë në Kosovë.
“Çdo votë zgjedhore ka rëndësi në forcimin e Kosovës si një vend demokratik dhe shumëetnik. Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve pavarësisht nga përkatësia etnike apo preferencat partiake, të hedhin votën e tyre dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar ai.
Every electoral vote counts & matters in strengthening 🇽🇰Kosovo as a vibrant & multi-ethnic democratic country.
With local elections coming up this Sunday, I call on all eligible voters, regardless of ethnicity or party preference, to cast their ballot & choose their reps. 1/2 pic.twitter.com/wHTXQ2Y224— Aivo Orav (@AivoOrav) October 8, 2025