Zgjedhjet lokale

Rama: Mamografi falas për gratë gjatë gjithë muajit në Prishtinë

Perparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili po garon edhe për një mandat të dytë, ka njoftuar se gjatë gjithë tetorit do të ketë mamografi falas.

Këtë njoftim ai e dha përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku është thënë se Prishtina është pjesë e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

“Tetori është rozë. Edhe Prishtina. Mamografia falas, gjatë gjithë tetorit në Prishtinë. E ti që je duke kaluar këtë sfidë, DO T’IA DALËSH”,, ka shkruar ai. 

Rama ka thënë se kontrollet e mamografisë do të ofrohen në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. 

“Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ofrojmë kontrolle mamografie falas për të gjitha gratë. Sepse kontrolli i hershëm shpëton jetë. Një vizitë sot mund të bëjë diferencën për të ardhmen”, ka thënë ai. 

 

Lexo përditësimet tjera
Fushata zgjedhore

Dita e 19-të e fushatës

Agjenta e PDK-së:1. Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas mban konferencë për media.Vendi: Para...