Zgjedhjet lokale

Totaj: Zhvillimi i Prizrenit përfshin të gjithë qytetarët pa dallim

totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar qytetarë nga komuniteti rom në lagjen “Jeta e Re”.

Ata bashkëbiseduam për nevojat e këtij komuniteti dhe për projektet që do ta përmirësojnë jetën e familjeve të tyre.

“Ata e vlerësuan lart vendimmarrjen tonë për njohjen e gjuhës Rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit– një hap domethënës drejt përfshirjes së plotë dhe barazisë në qeverisjen lokale. Kemi dëshmuar me vepra konkrete se zhvillimi i Prizrenit përfshin të gjithë qytetarët, pa dallim, deris do të vazhdojmë me projekte që garantojnë mirëqenie, integrim dhe kushte më të mira jetese për secilin banor të qytetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
 


 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 22-të e fushatës

Agjenda e LVV: 20:30Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës në zgjedhjete e 12 tetorit, Hajrulla...