Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka kujtuar se sot janë bërë 6 vjet nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, të diagnostikuara në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së nga data 13 mars 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, janë konfirmuar 276,300 raste pozitive, ndërsa janë regjistruar 3,238 humbje jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koordinimi, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët, dëshmuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është forca më e madhe në kohë sfidash. Sot, sistemi i shëndetit publik është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme të shëndetit publik”, thuhet në njoftim.