Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik

marihuane

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, njëri shtetas i Shqipërisë ndërsa tjetri i Maqedonisë së Veriut pasi gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 17 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë në vlerë 60 mijë euro.

Të dyshuarve iu janë sekuestruar edhe dy telefona, dy vetura e para të gatshme dhe një fletore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale rreth 17kg e 834.6gramë në vlerë rreth 60 mijë euro, një fletore, dy telefona, dy vetura, para të gatshme në vlerë rreth 1545 euro, 6500 lekë, 5360 denarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.