Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

Jonathan Hargreaves

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim me presidenten Vjosa Osmani, ka folur për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo do t’i mundësonte vendit përparim në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot bisedova me Vjosa Osmani për nevojën urgjente që Kosovës t’i rikthehet stabiliteti politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë pasigurie të shtuar politike, një diskutim politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur masë të përkohshme deri më  31 mars lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Deri në këtë datë është ndaluar çdo veprim i Osmanit në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa është pezulluar edhe puna e Kuvendit.

Lexo përditësimet tjera
Presidentja Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,...