Arbëri

Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta

TErmokos

Ngrohja në shumë pjesë të Prishtinës nuk ka nisur ende pavarësisht se ndërmarrja “Termokosi” më 7 tetor ka njoftuar se ka nisur furnizimin tetë ditë para afatit të zakonshëm. 

Për KOHËN nga “Termokosi” edhe më 8 tetor kanë thënë se furnizimi me ngrohje ka nisur, por se sipas tyre, nuk mund të operojnë menjëherë me temperatura të lartë për shkak të rrezikut të dëmtimit të mundshëm të sistemit të ngrohjes. 

“Siç edhe kemi njoftuar dje, ne kemi filluar të marrim energjinë termike nga KEK-u dhe ta shpërndajmë në rrjetin e ngrohjes në qytetin e Prishtinës. Për arsye të rrezikut të dëmtimit të mundshëm të sistemit të ngrohjes, në rast se do të operonim menjëherë me temperatura të larta, në bashkëpunim të ngushtë me KEK-un kemi punuar me kujdes të shtuar, duke ngritur gradualisht kapacitetin dhe temperaturat e energjisë ngrohëse, thuhet në përgjigjen e “Termokosit”.

Sipas kësaj ndërmarrjeje, një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve veçse kanë filluar ta vërejnë efektin e ngrohjes në radiatorë, e vështirësinë në përhapjen e ngrohjes e kanë arsyetuar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike. 

“Gjatë ditës ngrohja do të arrijë edhe tek pikat më larta dhe më të largëta të rrjetit të ngrohjes. Qarkullimi dhe arritja e ngrohjes nëpër radiatorët e konsumatorëve tanë është vështirësuar dukshëm, si pasojë e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, me të cilat jemi përballur sot”, thuhet në përgjigje.  

Qytetarë në kryeqytet janë ankuar se nuk ka nisur ngrohja as 24 orë pas lajmërimit të “Termokosit”.

Lexo përditësimet tjera
ngrohja

Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”

Edhe pse ndërmarrja “Termokos” njoftoi dje (7 tetor) se ka nisur furnizimin me ngrohje qendrore tetë...