Ka nisur fjala hyrëse ndaj të akuzuarve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin në kanalin e Iber Lepencit.
Prokurori special Bekim Kodraliu, në fjalën hyrëse ka deklaruar se pas provave është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas hetimeve të zhvilluara dhe provave është vërtetuar se të pandehurit Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimiq i kanë kryer veprat penale, siç përshkruhen në dispozitivin e aktakuzës”.
Sipas Prokurorisë analiza e FBI-së konstatoi se mostrat e dheut të marra nga çizmet e sekuestruara nga të pandehurit Viçentijeviq nuk dallonin për nga ngjyra, struktura dhe përbërja nga mostrat e marra pranë kanalit Ibër-Lepenc, duke i konsideruar ato të përputhshme me vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan armë, municion, granata dore, raketahedhës (zolla), radio-lidhje, uniforma ushtarake, çizme të lagura e të përlyera me baltë, pajisje elektronike dhe prova të tjera materiale që u administruan në procedurë.
Ndërsa, sa i përket provave inkriminuese të të akuzuarit Jovan Viçentijeviq për veprën penale "Spiunazhi" nga neni 124 par. 5 lidhur me par. 4 dhe nenin 77 të KPRK-së, kjo prokurori ka ekspertizuar telefonit, kompjuterit dhe fotoaparatit evidentohet komunikime elektronike, fotografi, dokumente konfidenciale të KFOR-it, dhe materiale të tjera që mbështesin veprimtarinë e dyshuar të spiunazhit.
Sipas Kodraliut, duke u mbështetur në provat e administruara gjatë fazës së hetimit, Prokuroria Speciale vlerëson se aktakuza është e bazuar mirë, është hartuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe gjatë administrimit të provave do të vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen dhe me këtë rast ka propozuar që të procedohet tutje me shqyrtim gjyqësor.
“Ky sulm paraqet sulmin e katërt të natyrës së tillë, pas ngjarjeve të mëhershme që kanë cenuar institucionet dhe sigurinë e vendit. Më duhet të veçoj rastin e sulmit të KKZ-së në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 2022. Vendosja e barrikadave, dhe sulmi në Banjksë më 2023, duke u finalizuar me sulmin në Iber Lepenc. Prokuroria para jush do të paraqes prova konkrete lidhur me trajnimet dhe përgatitjet që sipas provave, janë zhvilluar në poligonin ushtarak, i quajtur ‘Livadhet e Pasulit’ në Serbi, që tashmë dyshohet që ka varrezë masive, krejt kjo si pjesë e përgatitjeve të aktiviteteve të kundërligjshme ndaj shtetit të Republikës së Kosovës. Nga provat që kemi siguruar, vërtetohet se Qeveria e Serbisë ka pasë një rol kyç në këto përgatitje”, ka thënë ai.
Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.
Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.
Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.