Claude Cahn është dëshmitari i 50-të në rastin ndaj ish-udhëheqësve të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Cahn duke iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ka punuar në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve.
Dëshminë paraprakisht gjatë të hënës e ka përmbyllur një dëshmitare e mbrojtur që i është pyetur lidhur me rrethanat e vrasjes së një familjari të saj në Zonën Operative të Llapit.
Dëshmia e saj ka qenë e mbyllur, ashtu që janë dëgjuar vetëm përmbledhja e ZPS-së dhe konfirmimet e dëshmitares lidhur me deklaratar paraprake para prokurorisë.
Prokurorja Tazneen Shahabuddin gjatë prezantimit të tij tha se ai me punën e tij me organizatën ndërkombëtare ka mësuar përmes intervistave se romë të Prizrenit, më saktësisht të lagjes Terzimahallë janë marrë në pyetje e keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së në 5 deri 7 korrik 1999.
Dëshmitari tha se ka takuar romë të shokuar e të traumatizuar në këtë lagje të Prizrenit.
Dëshmitarja e ZPS-së përmend rrëmbimin dhe vrasjen e një familjari nga UÇK-ja
Të hënën po dëgjohet dëshmia e dëshmitares 04811 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokurorja Ruth Mary-Hackler në raportin përmbledhës ka thënë se dëshmia ka të bëjë me rrëmbimin e një personi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe vrasjen e tij.
“Dëshmia e dëshmitarit 04811 ka të bëjë me një viktimë të vrasjes sipas aktakuzës, që është vrarë pasi është marrë dhe është dërguar në UÇK – në Zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i ka thënë familja e saj dhe çfarë ndikimi ka pasur kjo ngjarje mbi të”, ka thënë ajo.