Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk kanë përmbushur “mirëkuptimet” e arritura mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump, në samitin e mbajtur në Alaskë në gushtin e kaluar, një ndryshim në ton që sugjeron zhgënjim në rritje në Moskë.
Brenda vetëm tre ditësh, tre zyrtarë të lartë rusë kanë deklaruar, pa dhënë detaje konkrete, se Washingtoni nuk i ka zbatuar angazhimet e marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomentet e tyre vijnë pas intensifikimit të sulmeve me dronë të Ukrainës thellë në territorin rus – përfshirë dy sulme javën e kaluar ndaj një rafinerie nafte në Moskë, si dhe pas samitit të G7-s, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë Trumpit dhe liderëve të tjerë perëndimorë se Kievi po e ndryshon rrjedhën e luftës në favor të tij.
Moska e kundërshton këtë pretendim dhe ka vazhduar sulmet e saj të rënda.
Që kur Trumpi ka filluar vitin e kaluar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kritikuar herë pas here Putinin, por më shpesh duke fajësuar Zelenskyn për mungesën e një marrëveshjeje, Kremlini ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për përpjekjet e tij.
Që nga samiti në Alaskë, zyrtarët rusë kanë folur shpesh për “frymën e Anchorage-it”, një shprehje që, sipas analistëve, nënkupton bindjen e Rusisë se Trumpi ishte i gatshëm të pranonte kërkesën kryesore të Moskës: që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni i Donbasit në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit në pjesë të tjera.
SHBA-ja nuk ka sqaruar publikisht se çfarë, nëse ka pasur, është rënë dakord në atë takim, ndërsa liderët aleatë nuk ishin të bindur se Trumpi kishte arritur ndonjë rezultat konkret duke i rezervuar Putinit një pritje kaq të ngrohtë.
Megjithatë, vetëm një muaj pas samitit, Trumpi ka ndryshuar qëndrim dhe ka sugjeruar se Ukraina mund të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, gjë që shkaktoi zhgënjim në Moskë.
Në deklaratën e parë nga një seri reagimesh të nivelit të lartë, këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka thënë të dielën se vetëm njëra palë kishte mbetur e përkushtuar ndaj mirëkuptimeve të arritura.
“Ndërsa pala tjetër, siç duket tani, nuk ka qenë plotësisht në gjendje të bëjë pjesën e saj”, ka thënë ai.
Të martën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka sugjeruar se samiti mund të ketë qenë një “manovër” amerikane për të fituar kohë në mënyrë që të riarmatosej qeveria e Kievit.
Zëvendësi i tij, Sergei Ryabkov, ka akuzuar gjithashtu SHBA-në se është larguar nga “mirëkuptimet themelore” të arritura në Alaskë, sipas agjencisë Interfax. Megjithatë, ai ka shtuar se dialogu me Uashingtonin do të vazhdojë.
Ryabkov ka deklaruar gjithashtu se Moska po sheh politikën amerikane duke iu afruar qëndrimeve më të ashpra anti-ruse të aleatëve evropianë të SHBA-së, veçanërisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.
“Putini duhet të japë një përgjigje”, ka thënë ai.