Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Portugalisë kundër Uzbekistanit.
41-vjeçari Ronaldo bëri histori në minutën e gjashtë kur Joao Cancelo asistoi për golin e epërsisë 1:0. Ai vrapoi drejt stolit dhe festoi me shokët e tij të ekipit pas golit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shënoi përsëri në minutën e 39-të kur pranoi një pasim nga Bruno Fernandesit. Shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3:0.
Golin e dytë për Portugalinë e shënoi Nuno Mendes në minutën e 17-të, kurse epërsinë 4:0, Portugalia e ngriti në minutën e 60-të pas autogolit të portierit të Uzbekistanit, Abduvakhid Nematov.
Tre minuta para fundit të ndeshjes që u zhvillua në Huston të martën mbrëma, Portugalia shënoi golin e pestë.
Për rezultatin përfundimtar 5:0, golin e shënoi zëvendësuesi, Rafael Leao.
Dy golat e bëjnë Ronaldon lojtarin e dytë më të vjetër që shënon në një Kupë Bote, pas sulmuesit kamerunas, Roger Milla, i cili ishte 42-vjeçare kur shënoi në turneun e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Golat e Ronaldos vijnë pas kritikave për dështimin për të shënuar gol në barazimin 1:1 të Portugalisë kundër Kongos në ndeshjen e parë.
Ronaldo dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, janë vetmit lojtarë në histori që luajnë në gjashtë turne të Kupës së Botës.
Ndërsa ai ndan rekordin për më shumë turne me Messin, Ronaldo është i vetmi që shënon gol në çdo Botëror pasi Messi dështoi të shënonte gol në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.
Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë me dhjetë gola në Kupa të Botës. Ai theu rekordin e legjendës portugeze, Eusebio.
Messi ka 18 gola pas “hat-trickut” në fitoren 3:0 të Argjentinës kundër Algjerisë dhe dy golave të tjerë të hënën kundër Austrisë që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e Botërorit
Ndeshja e së martës ishte e 230-ta në karrierën ndërkombëtare të Ronaldos, që është më e shumta në histori.
Ronaldo 41-vjeçar ka 975 gola në karrierë.
Ky pritet të jetë Botërori i fundit për Ronaldon, i cili fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016 dhe Ligën e Kampionëve pesë herë me Manchester United dhe Real Madrid.