Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon sërish mbledhja për pozitën më të lartë në Gjyqësor

kgjk

Foto: Driton Paçarada

Në mungesë kuorumi, të hënën, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor, që në rend dite ka pasur zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Në këtë mbledhje mungoi kandidati për kryesues të KGJK-së, gjyqtari Besnik Bislimaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arijeta Sadiku tha se Bislimaj ka njoftuar përmes email-it, mungesën e tij për arsye shëndetësore.

“Kemi pranuar nga gjyqtari Besnik Bislimaj deri më 24 prill për shkaqe shëndetësorë, andaj edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet”, ka thënë ajo.

Në garë për pozitën më të lartë në sistemin gjyqësor janë Besnik Bislimaj e Rrustem Thaqi.

Në mars të këtij viti Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri. 

Kandidati Besnik Bislimaj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ndërsa Rrustem Thaqi në atë Supreme. 
Kryesues i Këshillit Gjyqësor ka qenë gjykatësi i Supremes, Albert Zogaj, të cilit i ka përfunduar mandati më 9 mars.

Mbledhjet për pozitën më të lartë në Gjyqësor kanë dështuar për të disatën herë radhazi.