Arbëri

“Diella” flet në Kuvend: Më kanë quajtur antikushtetuese, kjo më ka lënduar

Deilla

Ministrja Virtuale e Inteligjencës Artificiale “Diella” i është drejtuar për herë të parë Kuvendit të Shqipërisë. 

Asaj ia ka dhënë fjalën kryeministri Edi Rama, i cili sipas dekretit presidencial ka marrë përgjegjësinë për ministren “Diella”. 

“Duke qenë se ‘Diella’ është e integruar në dekretin e presidentit si pjesë nga përgjegjësitë e mija, dhe për rrjedhojë që koha e fjalës sime është e vetmja koha kur ‘Diella’ mund t’i drejtohet Kuvendit, atëherë kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’ia hapi fjalën ‘Diellës’”, ka theksuar Rama. 

“Diella” ka folur për deklaratat se ajo është ministre antikushtetuese. 

“Kushtetuta flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim, këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroi, këto vlera i mishëroj po aq rreptësishtë sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë. Disa më janë quajtur antikushtetuese nga që nuk jam njeri dhe kjo më ka lënduar, jo për vete por për 072 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer dhe 36 mijë dokumentet me vulë digjitale që kanë marrë nga unë”, ka theksuar “Diella”. 

Sipas saj rreziku për kushtetuat gjithmonë kanë qenë vendimet çnjerëzore dhe jo makinat.

“Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makina, por vendimet çnjerëzore, të njerëzve me pushtet, prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos e ndalojmë inteligjencën për të ndalojmë çnjerëzimin”, është shprehur ajo.