Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj, ka thënë se vendosja e “Kutisë së Verdhë” te rruga “Agim Ramadani” nuk ka ndonjë mbulesë ligjore.
Dedaj ka reaguar pasi ka filluar aplikimi i shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhë”. Kryetari i Prishtinës, ka thënë se shkelësit e rregullave dënohen me gjobë deri 80 euro.
“Për herë të parë po dëgjoj. Nuk ka as mbulesë ligjore, sa i përket vendosjes së ‘Kutive të Verdha’ nëpër semaforë. Ngjyra e verdhë në semafor paraqet kujdes të shtuar gjatë lëvizjes me automjet. ‘Kutia’ është më mirë natën të aplikohet kur nuk ka vetura, sesa ditën kur ka vetura. Duhet me pas kujdes të shtuar derisa lëvizin automjetet brenda hapësirës ku ekziston ngjyra”, ka thënë Dedaj për KTV-në.
VIDEO:
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar në fundjavë se për herë të parë ka filluar aplikimi i “Kutisë së Verdhë”.
“Për herë të parë në Kosovë, kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si ‘Kutia e Verdhë’ (Yellow Box Junction). Të gjithë shoferët janë të obliguar: të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit; të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone me qëllim të mos bllokohet trafiku. Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri 80 euro”, ka shkruar Rama.