Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

germime

Foto Ilustrim: Arkiv

Eshtrat e së paku dy personave që besohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë janë gjetur të enjten në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit për të cilët besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellë në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së.