Ekspertja e “Carnegie Europe”, Iliriana Gjoni, ka deklaruar se Mali i Zi mund t’i rrisë gjasat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse procesi i ratifikimit në vende si Franca lidhet njëkohësisht edhe me Islandën.
Në podcastin “PIKË”, gjatë diskutimit me publicistin Veton Surroi, Gjoni foli për sfidat politike që mund ta përcaktojnë rrugëtimin evropian të Malit të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se në Francë zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk shihet si temë e favorshme politike dhe se pothuajse asnjë subjekt politik nuk dëshiron ta lidhë fatin e vet me këtë proces.
“Ose me referendum. Dhe ideja është për t’ia rritur shanset Malit të Zi, mbase që pyetja e referendumit të ketë Islandën dhe Malin e Zi brenda, që shanset të jenë më të larta”, deklaroi Gjoni.
Sipas saj, megjithëse në Bashkimin Evropian ekzistojnë dyshime për elemente pro-ruse brenda qeverisë malazeze, fakti që po ruhet një lloj konsensusi politik po shihet pozitivisht në Bruksel.
“Në BE ekziston një lloj dyshimi mbi elementet pro-ruse që janë brenda Qeverisë, duke nisur nga presidenti i Kuvendit, Andrija Mandiq, mirëpo fakti që po arrihet të mbahet një lloj konsensusi shihet pozitivisht”, shtoi Gjoni.
Gjoni theksoi gjithashtu se edhe një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi që identifikohen si serbë vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin në BE dhe e shohin të ardhmen e tyre brenda unionit evropian.