Arbëri

Grupeve të numërimit të votave u vendosin shirita shkaku i diskutimeve

Grupeve të numërimit të votave iu vendosin shirita shkaku i diskutimeve

Foto: KOHA

Grupeve që po numërojnë votat në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë u janë vendosur shirita ndaras të enjten.

Kjo masë u mor pas diskutimeve që ka pasur për disa vota të pavlefshme.

Kësisoj është vendosur që punonjësit të mos enden nëpër grupe të caktuara.

Që kur ka nisur numërimi i votave në qendrat komunale ka pasur herë pas here përplasje mes vëzhguesve të partive shkaku i disa votave të diskutueshme nëse duhet të shpalleshin të pavlefshme.