Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se derdhja e qumështit në rrugë e lumenj është për keqardhje.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo po ndodhë për shkak të uljes së çmimit dhe mungesës së vizionit për t’i përkrahur prodhuesit vendorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është për keqardhje pamjet e derdhjes së qumështit në lumenj e në rrugë në këtë kohë, e kjo për shkak të uljes së çmimit dhe mungesës së vizionit për t’i përkrahur prodhuesit vendorë. Sot po mbizotëron lajmi i ndarjes së 350 milionë eurove për organizatat joqeveritare të afërta me pushtetin dhe në të njëjtën kohë, fermerët protestojnë për mos trajtim. Kjo nuk do koment, thjesht është marre për këtë situatë, andaj marrja e masave të menjëhershme është e vetmja zgjidhje. Kujtojeni taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe rritjen e vlerës së prodhuesve tanë”, ka shkruar ai.