Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin tha se diskutuan mbi nevojën e avancimit drejt integrimit evropian.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euroatlantik, e shtoi se “AAK-ja është e angazhuar në agjendën integruese”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kreut të partisë opozitare, rrugëtimi i Kosovës duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE. Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara. Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në statusin e Haradinajt.