Sokol Havolli ka njoftuar se është emëruar edhe për një mandat në krye të Drejtorisë për investime kapitale në kryeqytet.
Ai ka thënë se me përkushtim të plotë, do të punojë që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete”, ka shkruar Havolli.
Ndërkohë Gent Begolli ka njoftuar se është emëruar drejtor i Kadastrës dhe Legalizimit.
“E pranoj këtë angazhim me përkushtim të plotë, me synimin që përmes punës profesionale, transparencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët të kontribuoj në përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen efikase të çështjeve që lidhen me kadastrën dhe procesin e legalizimit”, ka shkruar ai.
Ende nuk ka informata zyrtare për të emëruar të tjerë.