Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi Goodmanin dhe Shyhrete Tahirin, të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional”, bëhet e ditur në një njoftim të Zyrës së Presidencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim është diskutuar edhe për forcim të mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre.
“Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë”, përfundon komunikata.