Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni: Me këtë fuqi politike të Kurtit kandidati konsesual ka gjasa minimale të gjendet

Profesori i së drejtës Flamur Hyseni ka thënë se Glauk Konjufca është propozim i përshtatshëm politik për president të Kosovës. 

Hyseni në “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se nuk ka mundur të pritej një kandidat konsensual për president, duke marrë parasysh fuqinë politike që gëzon Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse e analizojmë profilin e Konjufcës del të jetë kandidat i përshtatshëm politikisht, që së paku kushti formal kushtetues të përmbushej mbi bazën e figurës së tij, qëndrimeve të tij, që ka gjuhë pak më të matur politikisht e më të përshtatshme politikisht me grupet tjera parlamentare e rivalët e tij politik. Është rast i mirë për t’ia dhënë mundësinë. Në këtë shumicë parlamentare, me këtë fuqi politike që ka z. Kurti, kandidati konsensual është me gjasa minimale. Nuk mund të bashkëqeverisë e bashkëdrejtojë shtetin një president konsensual me një kryeministër me një fuqi politike kaq të lartë”, tha Hyseni. 

Ai ka thënë se propozimi i Konjufcës në parim shihet si shmangie nga zgjedhjet. 

Hyseni ka thënë se me 80 deputetë prezentë në seancë mund të fillohet dhe të provohet zgjedhja e presidentit. 

“Është e vështirë të merren 80 vota për në raundin e parë, siç po shihet. Nëse sot përfundimisht nis seanca, është ana tjetër, aktivizohet një afat kushtetues dhe nga sot rrjedh afati 60 ditorë i zgjedhjet së presidentit. Thotë se mund të provohet disa herë për të qenë 80 deputetë prezentë. Nëse në ditën e 60 radhazi nuk arrihet ky numër atëherë shpërndahet Kuvendi”, tha Hyseni. 

Hyseni ka thënë se nëse kalohet afati prej 4 prillit kur i përfundon mandati presidentes aktuale Vjosa Osmani, atëherë krijohet një situatë e re. 

“Presidentja aktuale duhet ta pyesë Kushtetuesen më 3 prill nëse duhet ta lëshojë zyrën apo të jetë UD deri në zgjedhje, apo kryetarja e Parlamentit të shkojë në pozitën e UD”, tha Hyseni. 

Ai theksoi se Osmani, duke heshtur, ka kërkuar garancion nga Kurti që t’ia sigurojë 80 vota. Por, tha se Kurti disa herë në deklarime ka thënë se nuk mund ta sigurojë këtë numër të votave.