Arbëri

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë

Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës, Samir Shahini, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Arsyeja e dorëheqjes, ka thënë të jetë personale e profesionale.

“Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës! Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për këto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës”, ka shkruar Shahini në Facebook të premten.

Ai ka thënë se gjatë punës së tij njëvjeçare ka pasur vështirësi e pengesa të qëllimshme nga njerëz brenda e jashtë komunës.

“Përgjatë përvojës sime thuajse 1-vjeçare në pozitën e drejtorit, unë kam punuar me përkushtim të palëkundur përkundër vështirësive e pengesave të qëllimta nga individë të caktuar brenda e jashtë komunës, kemi bërë punë të shumta e të mira, e një numër të madh ndryshimesh i kemi iniciuar bashkë me kryetarin, stafin e drejtorisë e të komunës, shkollave e partnerët e shumtë”, ka thënë Shahini.

Në një shkrim të gjatë drejtori i dorëhequr për Arsim ka folur edhe për punët që janë bërë në këtë Drejtori sa e ka udhëhequr ai.