Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE në reagim të shtunën, Kearns - e cila pati alarmuar e para për armatimin që futet në Kosovë një vit më herët – ka thënë se pavarësisht se po bëhen një vit nga sulmi në Banjskë, ende s’ka drejtësi e Serbia jo vetëm që s’po përballet sanksione, por po merr marrëveshje për litium e aeroplanë nga shtetet e Bashkimit Evropian.
“Pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka shtuar Kearns.
Following last night’s statements by President Vučić the UK Govt needs to urgently focus on the Balkans.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 14, 2024
Almost a year since the Banjska attack there is still no justice, and despite the complicity of the Serbian state still no sanctions from the EU (only lithium and jet deals).…