Arbëri

Këtë vit janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje

HIV

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se këtë vit janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë. Nga personat e testuar pozitivë, 16 janë të gjinisë mashullore e tri të gjinisë femërore. 

IKSHPK-ja ka njoftuar se është regjistruar një vdekje sivjet si pasojë e AIDS-it. 

Nga viti 1986 në Kosovë janë regjistruar 234 raste me HIV/AIDS dhe 53 vdekje si pasojë e AIDS-it, ka njoftuar IKSHPK-ja. 

“Rastet e HIV/AIDS në Kosovë, Janar–Korrik 2025: 19 raste të reja me HIV/AIDS (16 raste të gjinisë mashkullore, 3 raste të gjinisë femërore); 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it. Në periudhën 1986–2025; 234 raste gjithsej; 53 vdekje si pasojë e AIDS-it. Çfarë duhet të dini? HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e bartin virusin tek të tjerët”, ka njoftuar IKSHPK-ja.