Politologu Melazim Koci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të ketë numër të mjaftueshëm të mandateve që bashkë me pakicat joserbe ta bëjë qeverinë.
Ai në emisionin “60 Minuta” ka thënë se sheh probleme sërish në zgjedhjen e presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se përpjekja eventuale e VV-së me LDK-në për të zgjedhur presidentin nuk do të kalojë për shkak të mungesës së numrave.
“Mbetet mundësia që VV-ja të bëjë marrëveshje me PDK-në, ose opozita e bashkuar të propozojë një kandidat të pavarur. Jam skeptik që do të ketë marrëveshje për presidentin. Nuk e përjashtoj tejkalimin e mandatit 60-ditor, sepse kësaj here nuk është vetëm problemi i numrave”, ka thënë ai.
Koci ka thënë se deri tash nuk ka parë nga ana e opozitës disponim për bashkëqeverisje, përveç nga PDK-ja.
Ka shtuar se në rastin e zgjedhjes së presidentit mund të ketë serish probleme dhe tejkalim të afatit 60-ditor.
“Dalja e fundit e qytetarëve në zgjedhje është flakaresh për të gjitha partitë politike. Ky do të ishte sinjal serioz për partitë. Do të duhej të ishte sinjali i fundit që të ndërpritet kjo lojë sepse po dëmtohen edhe vet, por po dëmtohet edhe kredibiliteti i Kosovës jashtë. E shoh mundësinë që edhe më pak të dalin në zgjedhje nëse ato do të organizohen sërish”, ka thënë ai.
Koci ka thënë se lidhur me projektin e gazit amerikan, ka dezinformata.
“Prattipati në editorialin e saj nuk ka thënë se Kosova kur kyçet në gazin amerikan do të furnizohet vetëm prej tij. Është vetëm një burim. Në vend se të blihet nga vendet fqinje, blihet nga SHBA-ja. Tash e sa vite SHBA-ja ka kërkuar që të gjitha vendet të shkëputen nga gazi rus. Atë që thotë Prattipati është që Kosova është që të përfshihet aty ku janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit”, ka thënë ai.
Koci ka thënë se fakti që SHBA-ja ofron gazin është krejtësisht normale.
Ka shtuar se nuk beson që ky projekt do të refuzohet pasi SHBA-ja financon edhe infrastrukturën.
Sipas tij, për këtë çështje ka munguar edhe analiza e njerëzve të fushës.