Lajmi i përditësuar 21:45 - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar “lajme të mira” pas takimit që ka mbajtur të enjten në mbrëmje në një restorant me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Për mediat e pranishme, Abdixhiku ka thënë se takimi ishte “darkë mes miqsh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkaq Osmani, derisa nuk ka pranuar të deklarohet, shumë shkurt mediave u tha se “ishte një kafe mes miqsh”.
Konfirmohet takimi Abdixhiku-Osmani: “Ka pajtim për bashkim”
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, është duke mbajtur një takim me ish-presidenten Vjosa Osmani. Ai ka konfirmuar në “Konfront” të KTV-së të enjten se Abdixhiku e Osmani veçse janë dakorduar për bashkim në zgjedhjet e ardhshme.
“Edhe sonte në kuadër të arritjes së një qëllimi të përbashkët, për modalitetin dhe formën dhe për mënyrën se si do të arrihet një pajtim i ndërtimit të së djathtës dhe në listën e LDK-së, për këtë është çështje që vetë ata do ta bëjnë të ditur... Mund të konstatoj se pajtueshmëria për një garë ekziston tashmë, për modalitetin dhe formën do të bëhet me dije pasi të arrihet pajtueshmëri e plotë”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë të ditur se nuk është takimi i parë i Abdixhikut me Osmanin për këtë çështje.
Sipas tij, po bëhet fjalë për kthim në një garë të përbashkët, “në një front të përbashkët”. Ai ka refuzuar të konfirmojë nëse bëhet fjalë për kthim në parti pasi këto janë “çështje që po diskutohen”.
KOHA ka shkuar tek restoranti ku po mbahet takimi Abdixhiku-Osmani. Siç ka mësuar ekipi në terren, në takim janë edhe këshilltarja e Osmanit, Meliza Haradinaj-Stublla, por edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli.