Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar në New York për të bërë homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel.
Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Engel ishte mik i madh i shqiptarëve dhe për dekada me radhë, qëndroi i palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi”, ka thënë Konjufca.
Pas përfundimit të homazheve, kongresmeni dhe miku i shqiptarëve Eliot Engel është varrosur. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Këshillit të Qytetit të New Yorkut, Eric Dinowitz.
Në shkrimin e tij lamtumirës, Dinowitz përmendi edhe kontributin e kongresistit Engel për Kosovën.
“Bota e njihte si një luftëtar për drejtësi. Dikush që ndihmoi në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë; dikush që luftoi për t’i dhënë fund punës së detyruar të fëmijëve në industrinë e kakaos; dikush që siguroi fonde federale për programe në gjithë distriktin e tij për të përmirësuar jetën e qytetarëve që përfaqësonte. Sot varrosëm një hero amerikan dhe bota vajton këtë humbje”, ka shkruar në platformën “X”, Dinowitz.
Today we buried our beloved Eliot Engel. I was lucky to call him Daddy Eliot. Read my full statement below. pic.twitter.com/4ak3c6bJCg
— Council Member Eric Dinowitz (@EricDinowitzNYC) April 13, 2026
Ish-kongresisti amerikan dhe mbështetësi i Kosovës, Eliot Engel, vdiq më 10 prill, në moshën 79-vjeçare.
Engel ka qenë i pranishëm edhe në seancën solemne të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ka qenë ndër figurat më mbështetëse për Kosovën në Kongres. Ka udhëhequr edhe Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në një shkrim të vitit 2023, ai pati bërë thirrje që SHBA-ja të qëndronte me Kosovën, duke vlerësuar se nuk po ka trajtim të duhur të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
Intervenimin e NATO-s në Kosovë e pati cilësuar si suksesin më të madh të politikës së jashtme për Perëndimin.