Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur alarmin për mbështetjen e Gjykatës Speciale në prova të dërguara nga Serbia.
Në Facebook ai ka shpërndarë thirrjen për protestë për 7 gusht dhe ka thënë se prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara, pa vendim përfundimtar.
Krasniqi ka theksuar se zvarritja e procesit gjyqësor dhe shmangia nga standardet e pritura të drejtësisë kanë ngritur shqetësime serioze jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në vetë drejtësinë.
Kryetari i PDK-së ka thënë se këto shqetësime janë thelluar edhe më tej pas raportimeve të fundit se Gjykata Speciale po mbështetet në prova të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë.