Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij përfundimtare, ka thënë se ai nuk është ashtu siç është përshkruar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Hagës. Krasniqi ka potencuar se ato akuza madje nuk i shërbejnë asnjë drejtësie, e aq më pak asaj demokratike.
Në fjalën e tij, Krasniqi ka thënë se në aktakuzë i atribuohen role e përgjegjësi që nuk i ka pasur kurrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk besoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie e sidomos jo drejtësisë që shoqëritë demokratike pretendojnë ta arrijnë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve. Ajo duhet të qëndroj mbi prova të besueshme dhe të vërtetat. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën. Mua më atribuohen role, autoritet e përgjegjësi që nuk i kam pasur kurrë. Kjo nuk ishte çështje dallimi në interpretimin e fakteve, ishte shpifje. Figura e përshkruar në dokumentet e prokurorisë nuk është njeriu që qëndron sot para jush. Jam mirënjohës ndaj atyre dëshmitarëve që erdhën këtu dhe patën guximin ta thonë të vërtetën për atë se kush isha dhe kush nuk isha. Ata nuk erdhën për të më mbrojtuar mua por t’i mbrojtur faktet, realitetin tonë historik të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë tutje se 16 nga 75 vjet po i kalon i privuar nga ajri i lirisë, por sipas tij, dalja e tij e parë publike tregoi që ishte kundër krimeve serbe që po ndodhnin në Kosovë.
VIDEO:
“Sot ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit vetëm sepse luftova për lirinë dhe pavarësinë e popullit tim. Thash në vitin e 16-të sepse 10 vite e më shumë burgim i kam kaluar nga viti 1981 deri në vitin 1991. Të kesh kaluar 16 nga 75 të jetës në burg dhe të jesh privuar nga ajri i lirisë nuk është diçka e vogël. Dalja ime publike më 11 qershor, 1998, tregoi që isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë dhe ndodhi vetëm pak kohë pas masakrave serbe në Qirez, Likoshan dhe Prekaz ku humbën jetën 83 njerëz shumica prej tyre fëmijë, gra dhe të moshuar, të paarmatosur dhe të vrarë në shtëpitë e tyre. Këto vrasje brutale shënuan një pikë kthese të ndërgjegjes për një brez të tërë shqiptarësh”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi vlerëson se po i bëhet padrejtësi duke e mbajtur në Hagë dhe siç tha po i mohohet e drejta për të jetuar në liri e me dinjitet si një person në fazën e fundit të jetës së tij.
“Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore e meritojnë të jetojnë në liri. Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor jam angazhuar që herët. Për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi kundër politikave të persekutimit dhe regjimit serb të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë të popullit të Kosovës. Për më shumë se 5 vjet besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, ndër to më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, është shprehur Krasniqi në fjalën e tij përfundimtare.