Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron, kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.
Kurti në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se diskutimet janë realizuar “në veçanti në kuptim të zbatimit të marrëveshjeve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidenti Macron i kupton shumë mirë dinamikat në Ballkan të cilat në njërën anë kanë të bëjnë me aktualitetin politik, e në anën tjetër me elementet që janë si pasoja të zhvillimeve historike në rajonin tonë. Presidenti francez e kupton që siguria e Ballkanit është gjithashtu e rëndësishme për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian, po ashtu edhe për vetë sigurinë në Evropë. Prandaj është interesuar shumë për KFOR-in, NATO-n, për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në anën tjetër gjithashtu edhe për dialogun e zhvilluar në Bruksel, për çka ne e dimë që dialogu ka avancuar shumë për shkak se ka rezultuar në marrëveshje”, ka deklaruar Kurti.
“Për dialogun në Bruksel ne kemi diskutuar në veçanti në kuptim të zbatimit të marrëveshjeve të cilët kërkojnë mirëbesim, kërkojnë siguri juridike e që vjen nga nënshkrimi i Marrëveshjes, e që vjen nga tërheqja e letrës së zonjës Bërnabiq që asokohe ishte kryeministre, tash është kryetare e Kuvendit në Serbi dhe e cila me datën 13 dhjetor 2023, merreni me mend 27-shes së Bashkimit Evropian i tha se Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka shtuar Kurti.
Ai ka thënë se ajo letër duhet të tërhiqet.
“Marrëveshja bazike e Burkselit me aneksi e zbatimit të Ohrit duhet të nënshkruhet dhe le të mos harrojmë, këtë gjë unë e përmendi në çdo takim ndërkombëtar jo vetëm në Paris, kryeterroritsti Milan Radjoçiq duhet t’i dorëzohet organeve të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur vetëm dialog, por, ka pasur edhe marrëveshje.
“Është një gjë tjetër që presidenti i Serbisë e ka pranuar marrëveshjen por ka refuzuar të nënshkruaj, pra është një lloj dyfytyrësie kur thua që e pranoj marrëveshjen por nuk e nënshkruaj dhe unë besoj që problemet na lindën në pranverën e vitit 2023, para tri vjetëve, pikërisht atëherë kur u tha se po pranohet marrëveshja por u refuzua nënshkrimi i saj”, është shprehur Kurti.