Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e orës 23:00 në përpjekje për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, ka thënë se opozita është ajo e cila nuk po e respekton vullnetin e qytetarëve dhe vendin po çojnë në zgjedhje të reja.
Kurti ka thënë se opozita e di se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ai u shpreh optimist se mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje vetëm sa do të rritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet por dëshirojnë që këtë të mos e kemi as ne. Veçse për këtë nuk vendosin ata por populli i Kosovës i cili gjithmonë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona dhe përmirësimin e situatës së tij edhe në aspektin socio-ekonomik edhe në atë të sigurisë. Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja për neve. Çdo herë kështu do të jetë. Ne do të jemi afër popullit t’i shërbejmë me aq sa dijmë e mundemi dhe mbështetja për ne vetëm sa do të rritet", ka thënë Kurti.
Opozita nuk mori pjesë as në këtë seancë.